Lajm i mirë për “Rossonerët”, ylli francez pranë rinovimit të kontratës me Milanin

Futboll

Lajm i mirë për “Rossonerët”, ylli francez pranë rinovimit të kontratës me Milanin

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 18:12
AC Milan

Gjigandi italian AC Milan raportohet të ketë marrëveshje të plotë me mbrojtësin e krahut të majtë Theo Hernandez, që ky i fundit të rinovojë kontratën e tij dhe të vazhdojë të ardhmen në “San Siro”.

Rinovimi i kontratës së Hernandez me Milanin pritet që të bë bëhet zyrtare gjatë ditëve në vazhdim, ku të dy palët kanë rënë dakord për marrëveshje pesë vjeçare.

Dëshira e vetme e Hernandez është që të vazhdojë të ardhmen e tij në “San Siro”, pavarësisht ofertave nga klube të ndryshme evropiane.

Që prej transferimit nga Real Madridi te Milani, Theo Hernandez ka arritur të bëjë 107 paraqitje për gjigandin italian, duke regjistruar 19 gola dhe 20 asistime mbi emrin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat