Gjermani ka kontratë me madrilenët, por...

Futboll

Gjermani ka kontratë me madrilenët, por...

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 15:37
Toni Kroos

Real Madridi dhe Toni Kroos duket së janë afër marrëveshjes së re, raportojnë mediet spanjolle.

Mesfushorit gjerman do t’i ofrohet kontrata e re nga ‘Los Blancos’. Kroos është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Carlo Ancelottit.

Gjermani ka kontratë me madrilenët deri në verën e vitit 2023, por sipas medieve iberike, lojtarit do t’i zgjatët kontrata edhe për një vit më shumë.

32 vjeçari është pjesë e Real Madridit nga viti 2014. Krahas Kroos-it, skuadra ‘merenguese’ po punon edhe për zgjatjen e kontratës së Luka Modricit, i cili tani ka 36 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat