Icardi zbulon të vërtetën e tradhtisë

Futboll

Icardi zbulon të vërtetën e tradhtisë

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 17:46
Icardi zbulon të vërtetën

Pas zërave të ndryshëm, të përgënjeshtruar nga avokati i familjes, deklaratave të Wanda Nara-s, Icardi ka vendosur t’i befasojë të gjithë. Sulmuesi i PSG-së, pasi është zhdukur për disa ditë nga rrjetet sociale, ka riaktivizuar profilin e tij në Instagram dhe i ka kthyer përgjigje të gjithë zërave që kanë qarkuar në orët e fundit.

“Mirëmbrëma të gjithëve! Jam kthyer, dua të falënderoj ata që janë shqetësuar për mua, mbështetjen dhe mesazhet e shumta”, kështu ka nisur shfryrja e gjatë e Maurito-s.

Pas falënderimeve, Icardi është hedhur në sulm: “Doja edhe të qeshja me versionet qesharake që janë publikuar me ligësi. E mbylla profilin tim në Instagram sepse kam humbur një bast të bërë në shtëpi gjatë një loje pokeri, por më kanë pëlqyer shumë versionet e shumta”.

Në shfryrjen e tij në rrjetet sociale, Icardi ka dashur të sqarojë edhe marrëdhënien me gruan e tij: “E vërteta është se po kaloj një moment të mirë. Në dashuri më mirë se kurrë. Në rast se nuk është e qartë për ata që vazhdojnë të shpikin gjëra”.

Siç ka ndodhur shumë herë të tjera, por Icardi e ka fshirë mesazhin pak pasi e ka publikuar, por ndjekësve nuk u ka shpëtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat