Granada kërkon të mbushet stadiumi për të parë sulmuesin e Shqipërisë

Futboll

Granada kërkon të mbushet stadiumi për të parë sulmuesin e Shqipërisë

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 18:59
Granada kërkon të mbushet stadiumi për të parë sulmuesin e Shqipërisë

Myrto Uzuni debutoi me fanellën e Granadas në ndeshjen kundër Real Madrid.

Vetëm pak ditë në ekipin spanjoll, por kjo nuk e ndali sulmuesin shqiptar që të luante nga minuta e parë kundër madrilenëve. Megjithatë prezantimi zyrtar nuk është bërë ende i Myrto Uzunit.

Për këtë arsye, në ditën e nesërme është planifikuar që lojtari i Kombëtares të jetë në një konferencë për shtyp në orën 17:30.

Menjëherë pas mbylljes së saj, Uzuni do të shkojë në stadium për të pozuar me fanellën e Granadas.

Klubi njofton se tifozët mund të mbushin shkallët e stadiumit për ta parë nga afër lojtarin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat