Donnarumma: Dueli me Navasin i pakëndshëm

Futboll

Donnarumma: Dueli me Navasin i pakëndshëm

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 11:28
Donnarumma: Dueli me Navasin i pakëndshëm

Keylor Navas apo Gigio Donnarumma? Dueli për rolin e titullarit mes shtyllave te PSG-ja duket se do të zgjasë në përjetësi. “Gardiani” italian, në një intervistë të fundit për “Gazzetta dello Sport”, ka folur për marrëdhënien e tij me rivalin kostarikani dhe konkurrencën që ata kanë për pozicionin e titullarit.

“E dija që kur mbërrita te PSG se do të kishte një garë që nuk ka qenë e këndshme. Për mua gjithçka është në rregull, nuk e di se çfarë mendon ai (Keylor) për këtë. Nuk kam asnjë problem me Keylor Navasin, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, më pëlqen konkurrenca dhe do të jap maksimumin për PSG-në”.

Ai komentoi gjithashtu se konkurrenca e brendshme nuk e ka lënë të relaksohet dhe aq më tepër niveli i kostarikanit:

“Mendoj se të dyve na pëlqen të luajmë gjithmonë për të ndihmuar ekipin. Duhet ta fitosh rolin e titullarit çdo ditë. Duhet ta bëjmë trajnerin të na kushtojë vëmendje për të luajtur.”

Pavarësisht se ndoshta përvoja e tij në kryeqytetin francez nuk ka shkuar siç e kishte menduar, Donnarumma tha se ishte i kënaqur me zgjedhjen e bërë:

“PSG ka qenë gjithmonë pjesë e fatit tim. Al Khelaifi dhe Leonardo më kanë dashur prej kohësh. Jam shumë i lumtur këtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat