Shpërthen ndaj skuadrës: Jeni pa b*le

Futboll

Shpërthen ndaj skuadrës: Jeni pa b*le

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 11:29
Shpërthen ndaj skuadrës: Jeni pa b*le

Jose Mourinho nuk e ka kapërdirë kollaj disfatën ndaj Interin në Kupën e Italisë, duke shpërthyer në dhomën e zhveshjes ndaj futbollistëve të tij, duke i akuzuar për mungesë personaliteti. Atë që ka ndodhur pas kuintave e ka zbuluar “Corriere dello Sport”.

“Dua të di pse për dy vjet jeni treguar të vegjël ndaj të mëdhenjve. Nëse jemi të vegjël, arbitrat na trajtojnë si fëmijë, e trajtojnë Romën si të vogël”.

Portugezi ka këmbëngulur në aspektin e karakterit, duke i ftuar ata që nuk e kanë të ndryshojnë përgjithmonë kampionat.

“Keni frikë nga ndeshjet e tilla? Atëherë shkoni luani në Serinë C, ku nuk do të gjeni kurrë skuadra me kampionë, stadiume të mëdha, presionet e futbollit të madh. Jeni njerëz pa b*le, që është gjëja më e keqe për një njeri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat