Ballkani ndeshet me Prishtinën e Llapi me Gjilanin për Kupën e Kosovës

Futboll

Ballkani ndeshet me Prishtinën e Llapi me Gjilanin për Kupën e Kosovës

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 13:27
Ballkani ndeshet me Prishtinën e Llapi me Gjilanin për Kupën e Kosovës

Sot në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Skuadra fituese e këtij trofeu në edicionin e kaluar, Llapi do të përballet me Gjilanin, derisa një tjetër duel i fortë do të jetë ai ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.

Në dy ndeshjet tjera, do të takohen Drita – Ulpiana dhe KEK-u – Ramiz Sadiku.

Ndeshjet e këtij rrethi zhvillohen më 16 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat