Presidenti i FIFA-s, Gianni Infentino pjesëmarrës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, së bashku me Agim Ademin

Futboll

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infentino pjesëmarrës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, së bashku me Agim Ademin

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 15:46
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infentino pjesëmarrës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, së bashku me Agim Ademin

Presidenti i FFK-së Agim Ademi po ndjek nga afër ndeshjet e Kupës së Botës për klube në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Atje po qëndron edhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infentino i cili ka ndjekur nga afër ndeshjen e Chelseat ndaj Al Hilal.

Infantino ka shfrytëzuar rastin për tu takuar me presidentë të ndryshëm të federatave të futbollit.

Ai pati një takim edhe me presidentin Ademi ku diskutua për zhvillimet e futbollit të Kosovës dhe projektet e realizuara nga FFK.

Ka qenë faqja zyrtare e FIFA-s, që ka publikuar disa foto të Infantinos, ku aty shihet edhe Agim Ademi gjatë bashkëbisedimit me të parin e futbollit botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat