Kurt Zouma gjobitet 250 mijë euro nga West Ham United

Futboll

Kurt Zouma gjobitet 250 mijë euro nga West Ham United

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 16:17
Kurt Zouma

Kurt Zouma nuk ka shpëtuar pa u dënuar nga West Ham United.

Qendërmbrojtësi francez është gjobitur nga skuadra londineze me 250 mijë euro.

Kjo vie, pasi ditë më parë, në Twitter u bë virale një video, në të cilën Zouma shihet duke e goditur një mace.

Madje, shumë fansa të West Hamit shprehën dëshirën që ai të mos luaj fare në ndeshjen e të mërkures – kundër Watfordit.

Por, David Moyes, vendosi që të fusë atë që nga minuta e parë, teksa nuk munguan vërshëllimat në drejtim të tij.

Pas ndeshjes, Moyes tha se “ unë kujdesem për anën taktike, kurse kryesia e klubit për anën e vendimeve tjera”.

Zouma është duke u përballur me presion të madh edhe në rrjetet sociale, prej organizatave që kujdesen për të drejtat e kafshëve.

27 vjeçari i ishte bashkuar “çekanëve” në afatin kalimtar të verës, teksa më parë e kishte djersitur fanelën e Chelseat.

Ai po ashtu është reprezentues i kombëtares franceze. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat