Klubi pren kurban me shpresën të mos bie nga liga

Futboll

Klubi pren kurban me shpresën të mos bie nga liga

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 17:59
Kocaelispor është bërë viral në rrjetet sociale me veprimin e fundit të bërë.

Klubi turk, Kocaelispor është bërë viral në rrjetet sociale me veprimin e fundit të bërë.

Kocaelispor garon në ligën e dytë të Turqisë, ndërsa janë duke luftuar për mbijetesë që t’i shpëtojnë rënies nga liga.

Sidoqoftë, me veprimin e fundit kanë bërë bujë në rrjetet sociale, duke prerë kurban para stërvitjeve.

Sipas tyre, kjo mund t’iu ndihmojë që lojtarët të mos lëndohen dhe që të vazhdojnë të qëndrojnë në ligën e dytë të Turqisë.

Ndërkohë, Kocaelispor nuk di për fitore në shtatë ndeshjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat