Asensio tregon prapaskenat te Reali

Futboll

Asensio tregon prapaskenat te Reali

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 08:06
Asensio tregon prapaskenat te Reali me Hazard: Bale nuk është siç duket, nuk bëjmë dot pa Benzema!

Marco Asensio duket se në këtë sezon ka lënë pas periudhën negative dhe është rikthyer në versionin e tij më të mirë duke qenë një alternativë e rëndësishme për trajnerin Carlo Ancelotti në aspektin e fazës ofensive (18 ndeshje dhe 6 gola të shënuar). 

Por, së fundmi, sulmuesi anësor ka lënë pas pjesën e fushës dhe ka treguar disa nga prapaskenat në grupin e madrilenëve. Asensio thekson se Hazard ka vuajtur shumë në lidhje me dëmtimet dhe një ditë ai mund të tregojë të gjithë kalvarin që ka kaluar, ndërsa shton se skuadra ndihet e sigurt kur luan me Benzema dhe se Bale nuk është ashtu siç duket nga jashtë.

“Benzema është shumë i rëndësishëm për ne, ai na jep shumë siguri dhe nuk ka të bëjë vetëm me golat apo asistet. Është e lehtë të kuptohemi me të, ta kemi Benzema në sulm ndryshon shumë për ne dhe për kundërshtarët. 

Benzema është rritur në të gjitha aspektet, e kam parë në gjashtë vitet e fundit dhe është përmirësua ndjeshëm. Për mua është një inspirim, Benzema ka ditur të kalojë edhe periudhat e vështira, madje ato e kanë forcuar më shumë.

Hazard? E shoh mirë, me dëshirën për të ndihmuar skuadrën. Ka pasur shumë dëmtime që e kanë bërë të mbetet pas. Problemet e tij kanë qenë të shumta dhe unë di pak prej tyre, ndoshta nëse e pyesni, një ditë ai edhe mund të tzbulojë të gjithë historinë. 

Gjithsesi, Hazard mund të jetë shumë i rëndësishëm në këtë sezon, ka një talent të madh dhe është padyshim një nga më të mirët me të cilët kam ndarë dhomat e zhveshjes. Mendoj se mund të na japë kënaqësi, ashtu siç e kam parë të bëj sa herë është aktivizuar këtë sezon.

Bale? Është një lojtar i cili duhet të jetë në 100% për të dhënë më të mirën në fushë. Por, i ka dhënë shumë Real Madrid përgjatë këtyre viteve, ende mund të na ndihmojë shumë. Ndonjëherë duket sikur ai nuk është pjesë e grupit, por në dhomat e zhveshjes është shumë i integruar me pjesën tjetër të skuadrës. 

Pastaj, është një çështje karakteri dhe jo të gjithëve iu pëlqen të bëjnë shaka gjithë ditën. Megjithatë, Bale ka karakterin e tij, por nuk është absolutisht ashtu siç e përshkruajnë të tjerët jashtë skuadrës”, u shpreh Asensio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat