Guardiola konfirmon dy mungesa për ndeshjen ndaj Norwich

Futboll

Guardiola konfirmon dy mungesa për ndeshjen ndaj Norwich

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 17:08
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka konfirmuar se skuadra e tij do të jetë me disa mungesa për ndeshjen ndaj Norwich.

Trajneri i Manchester City është paraqitur sot në konferencë për shtyp, duke dhënë të rejat e skuadrës para kësaj ndeshje, si dhe përgjigjur për shumë pyetje të gazetarëve.

Mes të tjerash, tekniku spanjoll ka treguar se skuadra do të jetë me dy mungesa në ndeshjen e radhës.

Gabriel Jesus dhe Cole Palmer do t’i mungojnë Cityt në këtë ndeshje.

Asnjëri nga dy lojtarët nuk është se kanë qenë pjesë e formacionit startues këtë sezon te Man City.

Gjithsesi, Jesus shpeshherë ka gjetur minutat e tij dhe ka qenë produktiv në ato pak hapësira që i janë besuar.

City synon fitoren e radhës, për të mbajtur distancën me skuadrën e Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat