Duka: Çfarë projekti! Infrastruktura e klubeve do përmirësohet

Futboll

Duka: Çfarë projekti! Infrastruktura e klubeve do përmirësohet

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 12:49
Duka: Çfarë projekti! Infrastruktura e klubeve do përmirësohet

Kompleksi i klubit Partizani është një vepër gjigante infrastrukturore që po merr dita ditës dhe shumë shpejt do të jetë gati për të pritur futbollistët. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka së bashku me Presidentin e Partizanit, Gazment Demi kanë inspektuar sot punimet që po vijojnë me ritme shumë të shpejta.

Kompleksi i ri i klubit, që po ndërtohet në zonën e Tufinës, do të ketë të gjitha facilitetet e duhura për një klub futbolli duke filluar që nga stadiumi, fushat stërvitore, hoteli akomodues, palestrat, ambientet ndihmëse, parking, muzeu i klubit dhe shumë funksione të tjera, që do të përbëjnë një vlerë të shtuar për futbollin shqiptar.

Një kontribut financiar për ndërtimin e këtij projekti ka dhënë edhe Federata Shqiptare e Futbollit që përfshijnë fushën e stadiumit, sistemin e ndriçimit dhe sediljet. Vetë Presidenti Duka u shfaq i surprizuar nga projekti madhor dhe vlerësoi investimin e familjes Demi, si një vepër që do t’i shërbejë fëmijëve.

“Në fakt jo vetëm unë, por çdo njeri që do të vinte këtu, do të ndjehej i surprizuar nga i gjithë kompleksi që po ndërtohet këtu për klubin Partizani.

Mund të kem lexuar nëpër media që Partizani po ndërton një kompleks, por nuk mund ta besoja që është një projekt kaq i madh me një stadium të kompletuar që plotëson të gjitha parametrat, me një hotel për ekipin.

Projekti përfundimtar parashikon edhe fusha stërvitore për të gjitha ekipet e moshave, gjë që do t’i shërbejë shumë kryesisht fëmijëve të Tiranës.

Në fund të fundit investimi është për ta, pavarësisht se vetë klubi pretendon edhe në nivelin profesionist që të ketë rezultate nëpërmjet atyre fëmijëve”, tha Presidenti Duka, duke premtuar mbështetjen e FSHF-së edhe në vazhdim për të përmirësuar infrastrukturën kudo nëpër Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat