Drejtori sportiv i Barcelonës: Largimi i Messit nuk na befasoi

Futboll

Drejtori sportiv i Barcelonës: Largimi i Messit nuk na befasoi

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 15:25
Drejtori sportiv i Barcelonës: Largimi i Messit nuk na befasoi

“Fatkeqësisht, largimi i Messit nuk ishte një surprizë”.

Gjatë një takimi me studentët, Mateu Alemany, drejtori sportiv i Barcelonës, u rikthye të flasë për lamtumirën e Lionel Messit verën e kaluar, kur ylli argjentinas, tashmë te Paris Saint Germain, kishte përfunduar kontratën me klubin katalanas.

“Ishte realiteti i momentit, – shtoi menaxheri blaugrana, duke saktësuar se Barça nuk mund ta përballonte mbajtjen e “Pleshtit”, i bashkuar sërish me Neymar, nën urdhërat e Pochettino.

– Ne vendosëm kështu, sepse klubi është mbi të gjithë, edhe pse humbëm shumë komercialisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat