Manchester Utd befasohet nga Southamptoni i shqiptarit 

Futboll

Manchester Utd befasohet nga Southamptoni i shqiptarit 

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 15:22
Manchester Utd befasohet nga Southamptoni i shqiptarit 

Manchester Utd befasohet si vendas nga Southamptoni i futbollistit shqiptar Armando Broja!

Southampton barazon me rezultat 1:1 me Manchester Utd, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Old Trafford” në Manchester.

Ndeshje e luftuar deri në fund, ndërsa Broja ka qenë i rrezikshëm për “Djajtë e kuq”.

Në minutën e 21-të, Sancho nga afërsia tundi portën e mysafirëve. 

Southampton pas fitores me 3:2 në Londër ndaj Tottenhamit, sot befasoi sërish. Në minutën e 48-të, Adams brenda zonës e me goditje përtokë shënon në këndin e poshtëm të majtë, 1:1. 

Futbollisti Cristiano Ronaldo u paraqit titullar por me Manchester Utd nuk iu shkoi në duel me rivalin.

Manchester Utd zë vendin e 5-të me 40 pikë e Southampton është i 10-ti me 29.

Broja u paraqit tërë takimin në këtë pikë të madhe të skuadrës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat