Berlusconi rikthehet në stadium

Futboll

Berlusconi rikthehet në stadium

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 19:01
Berlusconi rikthehet në stadium

Silvio Berlusconi rikthehet të shohë Monzën në stadium pas dy vitesh, me skuadrën që atëherë fitonte 4-0 ndaj Leccos në Serinë C, ndërsa pasditen e sotme ia ka dalë të triumfojë me të njëjtin rezultat, por këtë herë ndaj Spalit në Serinë B.

Numri një i klubit nuk e ka kursyer batutën, teksa ka premtuar se do të jetë në tribunë edhe për dy sfidat e radhës, që shohin Monzën të impenjohet ndaj dy skuadrave kryesuese të Serisë B.

“Jam rikthyer te një gjest që e bëja gjithmonë me Milanin, pasi karikoja lojtarët para ndeshjes dhe më pas i komplimentoja pas saj. Do të vij në stadium edhe në dy ndeshjet e radhës, që i kemi me kryesueset e renditjes dhe të shpresojmë që do t’i parakalojmë”, u shpreh “kavalieri”.

Ish kryeministri italian deklaroi se nuk ndërhyn në formacionin e trajnerit, por nuk ngurroi të zbulojë lojtarin e tij të preferuar, teksa tha se është momenti që skuadra e tij të rikthehet në Serinë A.

“Unë dua që Monza të jetë shumë sulmuese dhe të luajë shumë në gjysmëfushën kundërshtare. Këtë e bëmë pjesërisht, por duhet ta perfeksionojmë. Nuk ndërhyj në formacion, por më shumë më pëlqen Colpani, edhe për fytyrën që ka. Kam kaluar momente të vështira, por tani dua rikthimin në Serinë A.

Për 30 vite te Milani kam fituar shumë, 29 trofe dhe jam presidenti më i suksesshëm”, deklaroi Berlusconi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat