Rrahmani me Napolin barazojnë në derbin e madh italian 

Futboll

Rrahmani me Napolin barazojnë në derbin e madh italian 

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 19:56
Rrahmani me Napolin barazojnë në derbin e madh italian 

Napoli ka barazuar me rezultat 1:1 me Interin, në derbin e madh italian. 

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka treguar lojë të mirë në fanellën e Napolit, por nuk ia dolën të fitojnë derbin, për të marrë kreun e tabelës.

Futbollisti Insigne në minutën e 7-të ka shënuar nga penalltia për epërsinë e Napolit.  

Futbollisti boshnjak, Edin Dzeko, në minutën e 2-të të pjesës së dytë përkatësisht të 47-të, ka barazuar rezultatin 1:1.

Dzeko nga afërsia goditi fuqishëm duke mos i lënë as një mundësi portierit Handanoviq që të reagojë.

Pas javës së 25-të në Serie A, Interi kryeson me 54 pikë, duke lënë pas Napolin me 53 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat