Ronaldo pështyn shokun e skuadrës

Futboll

Ronaldo pështyn shokun e skuadrës

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 21:43
Ronaldo pështyn shokun e skuadrës

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo nuk e ka pritur aspak mirë barazimin 1-1 ndaj Southampton të sulmuesit shqiptar, Armando Broja.

Pas përfundimit të ndeshjes së raundit të 25 të Premier League, portugezi është filmuar nga kamerat duke bërë një gjest shumë të shëmtuar dhe që tregonte se e kishte humbur fare toruan.

Në momentin që po largoheshin nga fusha e lojës, Ronaldo është parë duke pështyrë shokun e skuadrës, suedezin Anthony Elanga.

Elanga nuk ka reaguar, duke e injoruar këtë veprim të pahijshëm të portugezi, megjithatë ajo gjë ka shkaktuar një empati të madhe ndaj Ronaldos për ata që e kanë parë.

Manchester United u ndal këtë të shtunë nga Southampton, duke u renditur kështu në vend të 5 të Premier League me 40 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat