Mbrojtësi legjendar i Arsenalit: Duhet ta duartrokasim shqiptarin

Futboll

Mbrojtësi legjendar i Arsenalit: Duhet ta duartrokasim shqiptarin

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 22:04
Mbrojtësi legjendar i Arsenalit: Duhet ta duartrokasim shqiptarin

Armando Broja është kthyer në një temë kryesore jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Angli.

Këtë herë figura të njohura ndër vite në Premier League dhe legjenda si ish-mbrojtësi i Arsenal, Martin Keown, kanë folur për sulmuesin e Shqipërisë.

Menjëherë pas mbylljes së takimit kundër Manchester United, Keoën është shprehur:

“Duhet ta duartrokasim Armando Brojën, ritmin që ka. Më ka impresionuar vërtet te Southampton.

Ka një fizik ekzemplar, arrin të fus topin atje ku Maguire nuk është në gjendje ta ndaloj. Broja ka gjithçka i nevojitet.

Ritmin është aty, shihni sesi arrin të fitojë një top. Kaq i shpejtë, i pëlqen loja një për një dhe megjithë kundërshtarët rreth tij.

Ky sulmues është kaq i vështirë për të luajtur kundër tij”, tha Keown.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat