Palmeiras pas humbjes, vjen edhe lajmi tragjik

Futboll

Palmeiras pas humbjes, vjen edhe lajmi tragjik

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 11:23
Palmeiras pas humbjes, vjen edhe lajmi tragjik

Jo vetëm hidhërimi në nivel sportiv, por edhe një tragjedi që mund të ishte shamngur. Palmeiras qan për humbjen e finales së Botërorit për klube kundër Chelsea-t, por mbi të gjitha për lajmin e trishtë të vdekjes së një tifozi.

Siç ka bërë të ditur Reuters, në fakt, një tifoz i Palmeiras është vrarë me armë zjarri gjatë një revolte të nisur teksa po luhej finalja e Kupës së Botës për klube ku, siç u tha, skuadra braziliane u mund nga Chelsea.

Njeriu, që sipas forcave të rendit, ishte një roje burgu në pension, është vrarë nga disa të shtëna që kanë ardhur jashtë stadiumit të stadiumit të Palmeiras në Sao Paulo, Brazil, ku mijëra tifozë janë grumbulluar për të ndjekur ndeshjen në ekranin e madh.

Nga sa mësohet, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat