Real Madrid synon rikthimin e Reguilon

Futboll

Real Madrid synon rikthimin e Reguilon

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 12:22
Reguilon

Real Madrid po planifikon rikthimin e Reguilon.

Krahu i majtë në mbrojtjen e Real Madrid ka nevojë për përforcime dhe Sergio Reguilon mund të jetë një nga alternativat.

Lojtari ishte pjesë e ‘Los Blancos’ para se të shkonte te Tottenham Hotspur, por tani madrilenët duan ta kthejnë ata.

Sipas ‘Mirror’, Real Madrid po planifikojnë shfrytëzimin e klauzolës për riblerjen e spanjollit.

Reprezentuesi spanjoll iu bashkua skuadrës së Tottenham në shtator të vitit 2020, por Reali mund ta rikthejë për 27.5 milionë funte.

Carlo Ancelotti ka shfaqur nevojën për më shumë opsione në mbrojtje dhe Reguilon është emri i parë që shqyrtohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat