E ardhmja e De Ligt në pikëpyetje

Futboll

E ardhmja e De Ligt në pikëpyetje

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 12:31
Matthijs de Ligt

Matthijs de Ligt mund të largohet nga Juventus në fund të sezonit.

Qendërmbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt nuk ka arritur akoma të përmbush pritshmëritë e tij te Juventus, që prej transferimit nga Ajax.

Lojtari lidhet tash e sa kohë me një largim të mundshëm nga Juventus, dhe mediat në Itali vetëm sa shtyjnë më shumë përpara këto raportime.

Thuhet tashmë se Barcelona dhe Chelsea janë duke monitoruar nga afër situatën e lojtarit.

De Ligt, në kohën kur zgjodhi kalimin te Juventus, ishte afër kalimit te Barcelona.

Katalanët e kanë lojtarin në listën e dëshirave qysh nga ajo kohë dhe mund të bëjnë lëvizjen e tyre tani në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat