Liverpooli mezi fiton

Futboll

Liverpooli mezi fiton

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 17:21
Liverpooli mezi fiton

Liverpooli e ka mposhtur 1:0 Burnleyn në një ndeshje të vuajtur në udhëtim të dielën, për ta mbajtur hapin në garë për titull në Premierligë, ndërkohë që Tottenhami i Antonio Contes u mposht nga Wolves në një luftë të drejtpërdrejt për top katërshe.

Fabinho e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit për të kuqtë në Turf Moor, për ta mbajtur nën presion liderin Manchester City.

Mesfushori brazilian shënoi nga një top i kthyer në minutën e 40-të për fitoren e katërt radhazi për skuadrën e Jurgen Kloppit.

Liverpooli e pati topin në pronësi shumicën e kohës, 68%, krahasuar me 32% të vendasve, por të dy skuadrat krijuan përafërsisht mundësi shënimi.

Vendasve iu anulua një gol për pozitë milimetrike jashtë lojë.

Liverpooli tani grumbullon 54 pikë në vendin ëe dytë, nëntë më pak se lideri City, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar se kampioni.

Burnley ngel në fund të tabelës me vetëm 14 pikë, shtatë pikë larg zonës së shpëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat