Latifi: Në një moment mendova se do të na barazonin

Futboll

Latifi: Në një moment mendova se do të na barazonin

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 20:34
Latifi: Në një moment mendova se do të na barazonin

Liridon Latifi ka vlerësuar fitoren e sotme të Vllaznisë si një hap të rëndësishëm para, Por sulmuesi i shkodranëve, autor i dy golave ndaj Teutës në suksesin 4-2, ka pranuar në “SuperSport” se ekipi i tij ende vazhdon të bëjë gabime dhe këto i kanë kushtuar në luftën për titull.

“Rënie përqendrimi? Ndoshta nga vetëkënaqësia se bëmë tre gola që në minutën e 15 dhe menduam se ndeshja ka marrë fund. Futbolli na tregoi se nuk është kështu, duhet përqendrim edhe pse ndeshja është 3-0. Ata bënë dy gola dhe na vunë në vështirësi derisa bëmë të katërtin, duhej të ishim më të përqendruar e të mos bënim gabime siç i bëmë,

Goli i parë? Ishte marrje me te djathtën, unë gjuajta dhe topi kaloi mes këmbëve të kundërshtarit ndaj nuk e priti portieri, nuk e priti që do të gjuaja.

Vllaznia për titull? Tirana ka shkuar shumë përpara, ka marr shumë pikë e ne kemi lënë shumë/ Mendoj se kemi gabuar shumë me ekipet e vogla, ata që janë poshtë në tabelë, gjë që një ekip për kampion nuk guxon t;i bëjë. Nuk di çfarë të them, shpresoj që të vazhdojmë me këtë ritëm si sot. Kemi bërë një ndeshje të mirë sulmuese, kishim vertikalizime, shpejtësi në fushë dhe mendoj se do të vendosim në vështirësi çdo kundërshtar me këtë ritëm.

E ardhmja? Mendoj se kjo ishte arsyeja për t’u kthyer në kampionatin shqiptar se të ofron mundësi të gjesh edhe diçka më mirë dhe kjo ka qenë ideja ime, të kthehesha e të bëja gola e lojë të mirë, se nganjëherë të shënosh nuk është gjithçka. Duhet të bësh edhe ndeshje të mira, shpresoj të kënaq edhe klubin se normalisht kanë paguar për mua. Shpresoj të jetë i kënaqur edhe klubi, ashtu si edhe unë.

Ishte një ndeshje shumë e hapur prej dy skuadrash, kur u bë 3-2 për disa momente fillova të mendoj se mos po bëjmë ndonjë gabim që të bëhej 3-3 e pastaj do të ishte shumë e vështirë të bëhej goli i katërt. Por për fat bëmë golin e katërt dhe arritëm të fitonim”, tha Latifi pas sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat