Mallorca triumfon ndaj Bilbaos, Vedat Muriqi lë gjurmë

Futboll

Mallorca triumfon ndaj Bilbaos, Vedat Muriqi lë gjurmë

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 23:13
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka lënë sërish gjurmë për Mallorcan. Ekipi i tij fitoi 3:2 ndaj Athletic Bilbaos në shtëpi, ndërsa sulmuesi shqiptar kontribuoi me dy asiste.

Salva Sevilla ishte ai që e kaloi Mallorcan në epërsi në minutën e 22-të nga pika e bardhë.

Në të 30-tën, Mallorca e dyfishoi epërsinë. Vedat Muriqi vrapoi dhe bëri një asist të bukur me kokë për Angel, i cili e dërgoi topin në rrjetë.

Me epërsi të dyfishtë u mbyll edhe pjesa e parë, kurse e dyta tregoi një pasqyrë krej tjetër.

Athletic Bilbao arriti të barazonte rezultatin me dy gola brenda dy minutave. Garcia ngushtoi epërsinë në minutën e 59-të, kurse dy minuta më pas Berenguer barazoi shifrat.

Por, në minutën e 88-të ishte sërish Vedat Muriqi që doli në skenë duke asistuar për Kubon i cili e shënoi golin e fitores.

Kështu, Vedat Muriqi vazhdon me formë fantastike, duke qenë vazhdimisht protagonist për ekipin e tij.

Me këtë barazim, Mallorca ngjitet në vendin e 15-të në tabelë me 26 pikë, duke i ikur për gjashtë pikë zonës së rrezikshme.

Në anën tjetër, Athletic Bilbao mbetet i teti me 34 pikë gjithsej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat