Bale largohet gjatë verës nga Real Madridi

Futboll

Bale largohet gjatë verës nga Real Madridi

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 12:33
Bale largohet gjatë verës nga Real Madridi

Sulmuesi uellsian Gareth Bale do të largohet nga skuadra e Real Madridit në fund të këtij edicioni.

Largimin e Bales në verë e ka konfirmuar edhe trajneri i Realit, italiani Carlo Ancelotti.

32-vjeçari në verë do të jetë lojtar i lirë dhe krerët e Realit as që kanë menduar t’ia ofrojnë rinovimin e kontratës për shkak se nuk bën pjesë në planet e klubit.

“Bale dëshiron që këtë sezon ta mbyllë me trofe te Reali, pasi ky është synimi i tij përpara se të largohet”, ka thënë Ancelotti.

Bale u pat transferuar te Reali në verën e vitit 2013 nga Tottenhami për 100 milionë euro dhe ka fituar 17 trofe në total, përfshirë katër herë Ligën e Kampionëve.

Ai vitet e fundit nuk ka pasur hapësirë të madhe në klub për shkak të lëndimeve dhe sezonin e kaluar ishte i huazuar te Tottenhami. Edhe këtë edicion, Bale ka vetëm katër paraqitje dhe një gol të shënuar në të gjitha garat për Real Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat