Ancelotti: Isha fati i Verratit, unë e solla te PSG

Futboll

Ancelotti: Isha fati i Verratit, unë e solla te PSG

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 12:59
Ancelotti: Isha fati i Verratit, unë e solla te PSG

Carlo Ancelotti ka folur për “Sky Sport” në kuadër të ndeshjes së sotme kundër PSG-së në 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Real Madridit iu përgjigj një pyetjeje për Marco Verrattin, të cilin e mori në Francë kur ishte shumë i vogël, duke e shkëputur nga Serie A:

“Isha fati i Verratit, unë e solla te PSG. Ai po bën një karrierë të madhe, jam i lumtur për të. Djalë shumë i mirë, flasim shpesh, është përmirësuar shume.

Ka shumë ndërgjegjësim, sot ka më shumë karakter dhe personalitet. Kemi diskutuar shumë për lojrat e tij me risk në skaj të zonës, por është pjesë e karakteristikave të Marco. Një trajner duhet ta ketë parasysh këtë, jo të njollosë talentin dhe cilësinë”.

Ndërsa në konferencën për shtyp, para ndeshjes kundër PSG, trajneri italian nënvizoi: “Unë mendoj se të gjithë lojtarët janë të fokusuar të japin më të mirën e tyre, sepse kjo ndeshje ka një audiencë të madhe.

Duhet të bëjmë më të mirën për ta eliminuar rivalin kryesor nga Champions League. Ajo që mendon Mbappé dhe ajo që mendon Benzema, Vinicius apo Messi është e njëjta, ne të gjithë kemi të njëjtën ide: eliminimi i një rivali të fortë për të fituar Champions League”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat