Sanchez ka refuzuar ofertën e Lilles

Futboll

Sanchez ka refuzuar ofertën e Lilles

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 14:00
Sanchez ka refuzuar ofertën e Lilles

Renato Sanchez ka refuzuar ofertën e Lilles për të zgjatur kontratën, e cila aktualisht skadon në 2023.

Mesfushori dëshiron të largohet dhe menaxheri i tij përflitet se ka hapur bisedimet me Milanin.

Italianët janë vërtet të interesuar dhe e konsiderojnë portugezin një objektiv kryesor si zëvendësuesin e Kesit.

Raportet e mira me homologët francezë mund të lehtësojnë dialogun, sidomos pas akordeve të frytshme në sezonet e kaluara për transferimin në Milano të Rafael Leaos apo Majk Menjasë.

Operacioni duhet të kapë vlerën e 20 milionë eurove, teksa Sanchezit e pret një rrogë prej 3.5 milionë eurosh në vit me garancinë e një roli si titullar në formacionin kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat