Inicim disiplinor ndaj futbollistit të Drenicës

Futboll

Inicim disiplinor ndaj futbollistit të Drenicës

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 17:37
Inicim disiplinor ndaj futbollistit të Drenicës

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj lojtarit të Drenicës, Fatlum Gashit.

Sipas njoftimit, Gashi rrezikoi shëndetin e kundërshtarit të tij, për shkak të ndërhyrjes në të.

“Inicim disiplinor ndaj: lojtarit të KF ”Drenica” me nr fanelle 18 Fatlum Gashi dhe nr ID 000225M94. MOTIVI: Ndërhyrje e rrezikshme duke rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica-Gjilani”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja.

Drenica dhe Gjilani ndanë pikët në fundjavën e kaluar, duke luajtur 1:1 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ku Gashi u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat