Roman Abramovich humbi 700 milionë euro brenda 1 dite

Futboll

Roman Abramovich humbi 700 milionë euro brenda 1 dite

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 17:58
Roman Abramovich

Pronari rus i klubit anglez të Chelseat, Roman Abramovich ka humbur 776 milionë euro brenda një 1 dite.

Sipas gazetës spanjolle AS, kompania Evraz në pronësi të miliarderit rus ka pësuar një humbje të madhe për shkak të ngjarjeve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Mundësia e luftës mes dy vendeve ndikoi negativisht në kompaninë Evraz, e cila bën biznes në Ukrainë, Republikën Çeke, Itali, SHBA, Kanada dhe Afrikë, raporton themirror.

Perspektiva e luftës, e cila shkaktoi ngecjen e tregjeve, bëri që Abramovich të humbasë më shumë se 1 miliard euro në 3 javë.

Kompania e miliarderit rus, Evraz, ka 110 mijë punonjës në mbarë botën. Agjenti i aksioneve Tim Worstall tha se “Tregjet janë të shqetësuara për mundësinë e luftës. Kompania Evraz gjithashtu u prek dhe pësoi një humbje në vlerë”.

Megjithatë kompania ka reaguar se nuk është e vërtetë se ka pësuar humbje shkaku i konfliktit midis shtetit rus dhe ukrainas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat