Leipzig firmos me kapitenin

Futboll

Leipzig firmos me kapitenin

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 20:02
Leipzig firmos me kapitenin

Leipzig ka kryer përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm. Nënkampionët e Gjermanisë kanë zyrtarizuar afrimin e portierit Janis Blaswich nga holandezët e Heracles, ekip ku mban edhe shiritin e kapitenit.

30-vjeçari po luan sezonin e katërt dhe të fundit në Eredivisie, teksa më parë ka luajtur në Bundesliga me M’Gladbach, klub edhe nga ka dalë si futbollist. Fakti që në verë del lojtar i lirë i ka mundësuar Blaswich të firmosë me Leipzig.

“Gardiani” do të jetë pjesë e nënkampionëve deri vitin 2025, aventurë të cilën do e fillojë më 1 korrik. “Janis po shkëlqen si kapiten prej 4 vitesh në Holandë. Ai është një portier inteligjent, do të përfitojmë nga personaliteti dhe eksperienca e tij”, deklaroi trajneri i portierëve të Leipzigut, Frederik Gossling.

Blaswich ndihet i lumtur për këtë hap në karrierë. Pas firmës në kontratën e re, ai deklaroi: “Jam shumë i lumtur që do të bashkohem në fund të sezonit me një nga klubet më të mira në Gjermani, mezi po pres të filloj këtë aventurë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat