Aro Muric vlen 20 milionë euro

Futboll

Aro Muric vlen 20 milionë euro

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 20:56
Aro Muric vlen 20 milionë euro

Aro Muriç ka pasur një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen mes Adana Demirspor dhe Besiktas, ku skuadrat u ndanë në barazim 1-1.

Paraqitja e portierit shqiptar ka rënë në sy të shumë analistëve të cilët e kanë vlerësuar pozitivisht gardianin tonë.

Një prej tyre është edhe ish-drejtori sportiv i Besiktasit, Sinan Engin, i cili e ka lavdëruar 23-vjeçarin e klubit të Adanas.

“Po çfarë portieri kanë Adana. Super portier. Po e theksoj super, super portier. Po ju them se atë mund ta shisni për 15 apo 20 milionë euro. Më besoni”, pohoi Engin, i cili për shtatë sezone ka djersitur fanellën e “Shqiponjave të Zeza” (1982/89), shkruan Telegrafi.

Theksojmë se Muriqi është lojtar i klubit anglez, Manchester City, por që është huazuar te skuadra turke, të cilën e drejton trajneri italian, Vincenzo Montella.

Ndryshe, Adana Demirspor zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të Superligës së Turqisë me 41 pikë ndërsa tre më pak i ka Besiktas dhe gjendet në vendin e tetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat