Ronaldo objektiv i gjigantëve europianë

Futboll

Ronaldo objektiv i gjigantëve europianë

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 14:12
Ronaldo objektiv i gjigantëve europianë

Cristiano Ronaldo u kthye mbrëmë te goli në Premier League, por sërish zërat për një largim nga anglezët e Manchester United.

The Sun shkruan se sulmuesi portugez ka kërkuar largimin nga “Djajtë e kuq” në fund të këtij sezoni futbollistik. Dy janë klubet e mëdha që po e ndjekin.

PSG, që mund të drejtohet nga vera prej Zinedine Zidane, është një nga klubet, kurse tjetri është Bayern Munich, që mund të bëjë një lëvizje edhe për efekt marketingu.

Gjithashtu ka edhe një skenar tjetër, i lakuar edhe kur Ronaldo vendosi të ikte nga Juventusi.

Bëhet fjalë për Romën e drejtuar nga Jose Mourinho, me portugezin që mund të luajë rol kyç në këtë transferim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat