Juventusi nuk dorëzohet për Zaniolon

Futboll

Juventusi nuk dorëzohet për Zaniolon

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 14:16
Juventusi nuk dorëzohet për Zaniolon

Gazeta italiane “Tuttosport” ka shkruar të mërkurën se Juventusi tashmë i ka bërë ofertë Romës për ta transferuar sulmuesin e krahut, Nicolo Zaniolon, në fund të këtij sezoni.

Zaniolo ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2024.

Për Zaniolon, Juventusi ka ofruar kartonin e mesfushorit Weston McKennie, plus 15 milionë euro.

McKennie pëlqehet nga Roma dhe Juventusi e ka përfshirë në ofertë mesfushorin amerikan për ta siguruar Zaniolon, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Massimiliano Allegri.

Zaniolo ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asistime në 28 ndeshje për Romën në të gjitha garat këtë edicion.

22-vjeçari është pjesë e Romës prej vitit 2017, ndërsa ka edhe tetë paraqitje e dy gola të shënuar me Përfaqësuesen e Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat