Te Napoli ka entuziazëm për rezultatet dhe klasifikimin

Futboll

Te Napoli ka entuziazëm për rezultatet dhe klasifikimin

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 14:30
Kalidou Koulibaly

Te Napoli ka entuziazëm për rezultatet dhe klasifikimin, por një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Spalletit në qershor mund të bëjë gati valixhet për të nisur një aventurë të re në Spanjë.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, Kalidou Koulibaly ka përfunduar në shënjestër të Barcelonës dhe në javët e fundit drejtues të klubit “blaugrana” u kanë dërguar mesazhe të drejtpërdrejta interesimi përfaqësuesve të futbollistit.

Një “presing” ai i klubit katalanas, që lehtësohet edhe nga situata kontraktuale e mbrojtësit, të cilit i skadon marrëveshja me Napolin pas 16 muajsh, diçka që mund të bëjë të ulet çmimi i kartonit. Koulibaly është një zgjedhje e mirë për Barcelonën, që kështu do të kalonte në plan të dytë pistën De Ligt, një objektiv më i shtrenjtë dhe më i vështirë për t’u arritur.

Në të kaluarën, Presidenti i Napolit, De Laurentiis, ka refuzuar oferta të rëndësishme prej rreth 70 milionë eurosh si nga Manchester City, ashtu edhe nga PSG, por tani situata është ndryshe.

Në qershor mund të mjaftojnë 30-40 milionë për të bindur presidentin e Napolit që të lejojë largimin e kolosit të mbrojtjes. Shifër kjo që në Barcelonë e konsiderojnë shumë më të përballueshme se sa kostot që do të duheshin për të arritur te De Ligt, dhe që gjithsesi do të garantonte blerjen e një mbrojtësi shumë cilësor.

Gjithë kësaj tabloje vlen t’i shtohet edhe politika e re e Napolit për të reduktuar kostot në lidhje me zërin e pagave, që për momentin kanë bllokuar të gjitha rinovimet e kontratave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat