Mane: Nuk e flas dot me Salah

Futboll

Mane: Nuk e flas dot me Salah

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 17:08
Mane: Nuk e flas dot me Salah

Sadio Mane ka folur së fundmi në lidhje me fitoren e Kupës së Kombeve të Afrikës me Senegalin, në finale kundër Egjiptit të shokut të skuadrës te Liverpool, Mohamed Salah.

Duke folur për “Que Golazo” në “Youtube” ai theksoi se nuk kanë diskutuar ende siç duhet për ndeshjen në fjalë.

“Nuk kemi folur ende për këtë sepse e di që ai është akoma i zhgënjyer.

Folëm vetëm për gjendjen mendore që kishim para penalltive. Kur e pashë të afrohej te portieri për të folur në momentin që unë do shërbeja, u afrova edhe unë për t’iu përgjigur dhe i thash që do realizoj. Në folëm për këtë çështje dje dhe kemi qeshur.”-theksoi Mane.

Senegali u shpall kampion i Afrikës pas penalltive, ndërsa Mane humbi një goditje pas komunikimit të Salah me portierin e Egjiptit, Abou Gabal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat