Muller: Askush nuk fal asgjë, jemi Bayerni

Futboll

Muller: Askush nuk fal asgjë, jemi Bayerni

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 11:24
Muller: Askush nuk fal asgjë, jemi Bayerni

Thomas Muller ishte një nga lojtarët më të dobët në fushën e lojës për Bayernin. Mesfushori gjerman tha pas ndeshjes se skuadra vuajti presionin e Salzburgut i cili bëri ndeshjen e jetës.

“Ndihemi të mërzitur dhe të kënaqur në të njëjtën kohë. Salzburg bëri ndoshta ndeshjen më të mirë në historinë e tyre. Komplimente edhe për atmosferën e cila ishte madhështore.

Tifozët janë bukuria e këtij sporti dhe kjo u pa dhe sot (dje). Për sa i përket ndeshjes më duhet të pranoj se vuajtëm jo pak. Nuk dolëm kurrë në lojën tonë edhe pse kishim një kontroll të lehtë territorial.

Duhet të jemi më të vendosur dhe me më shumë ritëm. Askush nuk fal asgjë, jemi Bayerni dhe duhet të marrim frenat e lojës në dorë. Largohemi me kokën lart nga Salcburgu me shpresën se në ndeshjen e kthimit do të jemi më të kthjellët në lojën tonë.

Kualifikimi? Nuk e di, do të flasim pas tri javësh”, tha mesfushori i Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat