Atletico Madrid nuk po kalon sezonin më të mirë

Futboll

Atletico Madrid nuk po kalon sezonin më të mirë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 16:00
Diego Simeone

Atletico Madrid nuk po kalon sezonin më të mirë të mundshëm, duke qenë në vendin e 5-të dhe larg kreut dhe paraqitjeve të mira.

Në fakt, humbja në shtëpi nga Levante ishte qershia mbi tortë.

Në qendër të vëmendjes është Diego Simeone, i cili për herë të parë në dhjetë vitet e tij në pankinën e Atleticos sheh vështirësi të mëdha.

Drejtuesit e Atl Madrid kanë nisur sulmin për të gjetur trajner të ri. Simeone është te Atletico që nga dhjetori i vitit 2011, duke numëruar 561 ndeshje.

Me argjentinasin në pankinë, madrilenët kanë arritur në dy finale të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat