Harrojnë luftën dhe udhëtojnë drejt Rusis

Futboll

Harrojnë luftën dhe udhëtojnë drejt Rusis

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 17:12
Harrojnë luftën dhe udhëtojnë drejt Rusisë

Harrojnë luftën dhe udhëtojnë drejt Rusisë!

Tensionet Rusi-Ukrainë nuk mund të mos përfshinin edhe botën e futbollit, teksa mbrëmjen e së enjtes Betis luan ndaj Zenit në transfertë, një sfidë e vlefshme për raundin e 1/16-tave në Europa League.

Klubi spanjoll ka njoftuar se pavarësisht gjendjes jo të qetë në Rusi si pasojë e tensioneve me Ukrainën, shtuar këtu edhe temperaturat e ulëta, sërish 12 tifozë kanë vendosur të udhëtojnë në Rusi për të përkrahur skuadrën e zemrës në stadiumin Gaz Prom që ka një kapacitet prej 68.000 ulësesh.

Ndërkaq, pas 4.000 kilometrave të përshkruar, tifozët e Betis shpresojnë që gjithçka të përfundojë me paqen mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa një prej spanjollëve me shaka shtoi se në stadium ata do të jenë me flamuj të bardhë në një njërën dorën dhe me flamurin e Betis në dorën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat