Tifozët dyshonin se do të toleronte ndaj Realit të Madrid, Mbappe: E vërtetova me fakte

Futboll

Tifozët dyshonin se do të toleronte ndaj Realit të Madrid, Mbappe: E vërtetova me fakte

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 18:54
Tifozët dyshonin se do të toleronte ndaj Realit të Madrid, Mbappe: E vërtetova me fakte

Kylian Mbappe shënoi në minutën e fundit ndaj Realit të Madridit, duke krijuar pak siguri për ndeshjen e kthimit.

Shumë tifozë të PSG ishin dyshues mbi performancën që francezi do të jepte ndaj Realit të Madridit, për shkak se është përfolur për një kalim tek kampionia e Spanjës.

Megjithatë, Kylian Mbappe deklaroi për median “Movistar” deklaroi se kjo sfidë nuk kishte lidhje aspak me të ardhmen e tij. Ai premtoi se do të jepte gjithçka dhe në ndeshjen e kthimit ndaj madrilenëve.

“Nuk e kam vendosur të ardhmen. Unë jam lojtar i PSG-së, një nga klubet më të mëdha në botë.

Jam shumë i lumtur. Unë thashë se do të jepja gjithçka dhe duhej ta vërtetoja me fakte. E bëra për herë të parë, do të duhet ta vërtetojmë për herë të dytë në Bernabeu”, -ka thënë Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat