Berisha në shitje?

Futboll

Berisha në shitje?

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 19:29
Berisha në shitje?

Sulmuesi nga Kosova nuk e ka gjetur vetën në ekipin turk dhe duket se do ta përfundojë aventurën e tij para kohe në këtë ekip

Mediat e Turqisë kanë lajmëruar të mërkurën se drejtuesit e Fenerbahces po planifikojnë që ta largojnë sulmuesin. Për këtë ata janë të hapur për të pritur oferta për sulmuesin.

Berisha nuk janë aspak të kënaqur me paraqitjet në fushë të Berishës. Deri me tani sulmuesi i Kosovës ka gjetur vetëm tri herë golin nga 25 paraqitje të tij në Superligën.

Berisha ishte blerë nga Salzburgu për 5 milionë euro gjatë verës së vitit të kaluar.

Ndryshe, Berisha ende nuk është ftuar nga Kosova derisa më parë ai ka luajtur për Kombëtaren U-21 të Gjermanisë. Berisha ka kontratë me Fenerbahcen deri në qershorin e vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat