Pogba nuk e mohon kalimin te rivalët e Premierligës

Futboll

Pogba nuk e mohon kalimin te rivalët e Premierligës

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 21:53
Paul Pogba

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba është i hapur që t’i bashkohet ndonjë rivali të Premierligës në rast që vendos të largohet në verë.

28-vjeçari është i lirë të nënshkruajë parakontratë me ndonjë skuadër jashtë Anglisë, me kontratën momentale që i skadon në fundin e sezonit.

Juventus thuhet se është favoriti për të rikthyer Pogban në skuadër, derisa Real Madrid, PSG dhe Barcelona janë duke monitoruar gjithashtu situatën.

Sidoqoftë, sipas “Daily Telegraph”, Pogba është i hapur të dëgjojë të gjitha opsionet, edhe nëse përfshihet kalimi te ndonjë rival i Premierligës.

Raporti shton se francezi momentalisht është i fokusuar për të rikthyer formën në “Old Trafford” dhe në fund të sezonit do vendos për të ardhmen.

Pogba ka kontribuar me 89 gola në 223 paraqitje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat