Boateng është plot tituj dhe kujtime të mira

Futboll

Boateng është plot tituj dhe kujtime të mira

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 14:35
Boateng është plot tituj dhe kujtime të mira

Karriera e Kevin-Prince Boateng është plot tituj dhe kujtime të mira. Ish-lojtari i Milanit fitoi në Itali, Spanjë, Angli dhe Gjermani, ku gjithçka e filloi falë intuitës së Hertha Berlin, e cila e mirëpriti në akademinë e të rinjve. Pikërisht në Bundesligë, megjithatë, historia e tij e futbollit mund të marrë një kthesë tjetër.

Po, sepse në të kaluarën Bayern Munich mund të kishte qenë “stacioni” i tij. “Uli, ne duhet të marrim Kevin-Prince Boateng”. Me këtë frazë ka lindur edhe interesimi i bavarezëve për mesfushorin, siç ka treguar trajneri historik i të rinjve të Bayernit, Hermann Gerland për DAZN: “Ai ishte një yll potencial i klasit botëror”.

Gerland, i impresionuar nga Boateng, vendosi të kontaktojë menaxherin e përgjithshëm të Bayernit, Uli Hoenes, duke i propozuar lojtarin. Përgjigja e tij, megjithatë ishte befasuese. “Më pyeti se ku luan. Unë iu përgjigja: Epo te Hertha. Më pas më tha: Nuk është e mundur, vëllai im punon si menaxher për ta”.

Vëllai i Hoenes, Dieter, punonte atje në atë kohë. Prandaj, marrëveshja nuk u krye. Sigurisht, karriera e Boateng ishte ende shumë pozitive, pasi u kthye së fundi te Hertha Berlin, por mendimi se çfarë mund të kishte qenë dhe çfarë nuk ishte, nëse do t’iu ishte bashkuar gjigantëve bavarezë, mbetet...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat