Përplasja Maguire-Ronaldo

Futboll

Përplasja Maguire-Ronaldo

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 19:32
Përplasja Maguire-Ronaldo

Paraditen e kësaj të premteje ka marrë dhenë lajmi për konfliktin e supozuar mes Cristiano Ronldos dhe Harry Maguire për shiritin e kapitenit të Manchester United.

I pyetur për këtë temë, ka reaguar edhe trajneri i “Djajve të Kuq”, Ralf Rangnick, që në mënyrën e tij i ka hedhur ujë zjarrit, për ta fikur ende pa shkaktuar dëme.

“Nuk jam aspak në siklet, sepse e di që kjo nuk është e vërteta. E kam thënë tashmë që Harry është kapiten. Nuk ekziston kjo çështje dhe nuk ka qenë kurrë një problem për ne dhe për mua si trajner. Të gjitha gjërat e tjera, për të qenë i sinqertë, nuk i marrë në konsideratë, sepse detyra ime është të përqendrohem në përgatitjen për ndeshjen e radhës”.

Pra, “Djajtë e Kuq” e kanë kapitenin dhe ai është Harry Maguire. Ronaldo ndoshta duhetë të presë përfundimit e sezonit për t’u ripozicionuar në hierarkinë e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat