Broja kundër Evertonit

Futboll

Broja kundër Evertonit

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 11:51
Broja kundër Evertonit

Xhiroja e 26’të e Premier Ligës zhvillohet sot ku dy shqiptarët, Milot Rashicën dhe Armando Brojan ku do të përballen kundër dy ekipeve të qytetit të Liverpool.

Norwich i Rashicës udhëton në ‘Anfield Road’ kurse Southampton i Brojës është nikoqir i Everton.

Norwich e cila është në luftë për mbijetesë këtë sezon, sot me fillim nga ora 16:00 do të përballet me Liverpool. Një ndeshje jo e lehtë për ‘Kanarinat’ të cilët nuk dinë për fitore kundër ‘The Reds’ që nga viti i largët 1994.

Kurse sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja i cili po kalon momentet e tij më të mira në karrierë me Southampton, sot së bashku me ekipin e tij pret Everton.

Southampton gjendet në mes të tabelës, në vendin e 10’të me 29 pikë të grumbulluara kurse ekipi që ka surprizuar për keq këtë stinor, Everton gjen veten në pozitën e 16’të me vetëm 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat