Bayerni gati 50 milionë euro për mbrojtësin e Torinos

Futboll

Bayerni gati 50 milionë euro për mbrojtësin e Torinos

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 12:56
Bayerni gati 50 milionë euro për mbrojtësin e Torinos

Gleison Bremer është emri që qarkullon më së shumti në mediet gjermane.

Sipas “Bild”-it, menaxheri i mbrojtësit të skuadrës së Torinos ka takuar Hasan Salihamixhiçin për të dëgjuar ofertën e Bajernit.

24-vjeçari është kapiteni i Torinos dhe në fillimin e këtij sezoni rinovoi me Toron. Por klubi italian do të ishte i gatshëm për të ta lënë lojtarin të lirë nëse vjen një ofertë 40- 50 milion euro.

Në garë për Bremer është futur dhe Interi me Milanin, zikaltërit duken të jenë më të favorizuar dhe pse Bajerni është duke menduar seriozisht për lojtarin duke parë problemet e shumta që po has në repartin e mbrojtjes në këtë fazë të dytë të sezonit.

Me Niklas Zyle në ike dhe formën e dobët që po paraqisin Upameçano dhe Hernandez, bavarezët janë të detyruar të ndërhyjnë në merkaton e ardhshme për të plotësuar organikën në prapavijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat