Rikthim te Lokomomotiva e Zagrebit?

Futboll

Rikthim te Lokomomotiva e Zagrebit?

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 19:32
Rikthim te Lokomomotiva e Zagrebit?

Lojtari i ndeshjes Partizani-Vllaznia, Albion Marku ka thënë se ndërhyrja që i bëri Esin Hakaj ishte shumë e fortë.

Duke folur për emisioni “Gol pas Goli”, i pyetur për rikthimin te ekipi i Lokomotiva e Zagrebit pas përfundimit të huazimit nga Partizani në verë, ai theksoi se për momentin është i fokusuar te kampionati këtu.

Episodi me Hakajn: “Mendoi se ishte karton i kuq, pasi arbitri e ndaloi lojën për faull në favor të Vllaznisë, pastaj Hakaj kreu veprimin.”

Roli në skuadër dhe përballja me Latifin: “Latifi është një lojtar i mirë, por unë u mundova të bëj maksimumin tim dhe do vazhdoj të bëj maksimumin gjithë kohës.”

Përplasja me Hakajn: “Akoma kam dhimbje dhe tani.”

Forma shumë e mirë, ku do jesh ne verë, kthim në Kroaci apo qëndron te Partizani: “Tani jam i fokusuar te Partizani, do bëj maksimumin tim këtu ku jam".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat