Munishi: Feronikeli nuk e meriton këtë situatë

Futboll

Munishi: Feronikeli nuk e meriton këtë situatë

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 15:34
Munishi: Feronikeli nuk e meriton këtë situatë

Gjilani ka arritur tre pikë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, pasi mposhti me rezultat 3:1 Feronikelin.

Golat i realizuan Blerim Krasniqi (10′), Arbër Prekazi (80′), Edison Kçiku (82′) dhe për Feronikelin Ibrahim Cërvadiku (88’). 

Pas ndeshjes ka folur trajneri, Ismet Munishi, i cili e përgëzoi Feronikelin për paraqitjen.

“Djemtë e Feronikelit luftuan shumë, i përgëzoj. Feronikeli nuk e meriton këtë situatë, është një klub me traditë, është 3 herë kampion e ka fitu edhe Kupën e Kosovës. Dëshiroj që ky klub të këndellet. Sa i përket skuadrës sime jam i kënaqur me paraqitjen” – tha trajneri Ismet Munishi, përcjell Insporti.

Gjilani kryeson me 39 pikë, një me shumë se Drita dhe Feronikeli është në fund me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat