Laçi perfekt, mposht Kukësin

Futboll

Laçi perfekt, mposht Kukësin

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 15:49
Laçi perfekt, mposht Kukësin

Laçi kaloi edhe Kukësin, dhe tani ndodhet vetëm tre pikë larg kreut. Bardhezinjtë e Mirel Josës zhvilluan një ndeshje perfekte, fituan 3-0 përballë ekipit verilindor, duke regjistruar triumfin e dhjetë në 11 takimet e fundit në Abissnet Superiore.

Renato Malota zhbllokoi sfidën në minutën e shtatë falë një goli të bukur me kokë pas një krosi të Mazrekajt. Vendasit realizuan edhe golin e dytë katër minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Asist i kapitenit Ardit Deliu dhe finalizim i nigerianit Adeleke, i cili gjeti golin e parë me ekipin kurbinas. Rastet nuk munguan, sfida prodhoi duele të forta dhe u zhvillua me intensitet të lartë.

Iljasa Zylfiu vulosi suksesin me “tris” të Laçit në minutat shtesë. Goli i parë në kampionat dhe për sulmuesin nga Lugina, i cili festoi me familjarët e pranishëm në stadium dhe tifozët.

Djemtë e Mirel Josës janë ngjitur në kuotën e 43 pikëve, dhe tani numërojnë tre pikë më pak se Tirana që u mposht në Kamzë përballë Kastriotit. Dy ekipet kryesuese do të përballen me njëra-tjetrën javën e ardhshme në “Air Albania”.

Abissnet Superiore
Java e 21-të
Laçi-Kukësi 3-0 (Malota 8′, Adeleke 41′, Zylfiu 90+2′).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat