Renova zhgënjen, Struga TL barazon

Futboll

Renova zhgënjen, Struga TL barazon

Nga: K.G. Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 15:59
Pamje nga ndeshja Struga - Bregallnica

Skuadra e Renovës nga Xhepçishti i Tetovls, zhgënjen si vendas, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Makedonija GP.
Futbollisti Bosha shënoi në minutën e dytë, gol që ishte fatal për Renovën. 

Renova është në vend të pestë me 30 pikë, tre me pak se Makedonija që gjendet një pozitë më lart pas 20 jave në Kampionatin e  Maqedonisë së Veriut. 

Struga Trim Lum si vendas nuk arriti më shumë se një barazim (1:1) me Bregallnicën e Shtipit. 

Për Strugën shënoi Bosançik nga gjuajtja e lirë (84’) e për Bregallnicën Stojanov (59’). Struga TL renditet në pozitën e vend të shtata me 27 pikë, tre me pak se Bregallnica që është një pozitë më lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat